Një mësuese e cila rezultoi e perkur nga koronavirus, bëri që 112 nxënës në Toscana të Italisë, të mbyllen në karantinë.

Kështu ata do të qëndrojnë të izoluar për 14 ditë. Mjeku virolog
Giovanni Maga, shpjegoi se në rast të kontaktit të zgjatur apo afrimit,
mundësia e transmetimit të koronavirusit është 10-15%, por kjo gjë varet
nga organizmi i secilit.

Ndërkohë në 95% të rasteve, koronavirusi, shprehet ai, kalon pa pasoja të rënda.

Në Itali ka shkuar në 197 numri i viktimave nga koronavirusi, ku
rasti i fundit është konfirmuar pasditen e kësaj të premteje. Vetëm në
24 orët e fundit u regjistruan 49 të vdekur.

Ndërkohë në total numri i të prekurve në shtetin fqinj është 4636, ku 778 janë raste të reja të regjistruara 24 orët e fundit.

Prej numrit total 4636 janë shëruar 523 persona, të cilët janë kthyer në shtëpi.

Pacientët e shtruar në spitale, në total janë 2394, ku 462 ndodhen në
terapi intensive për shkak të gjendjes kritike dhe 1060 në izolim në
shtëpi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re