Presidenti i vendir, Ilir Meta këtë të mërkurë ka dhënë një mesazh për Forcat tona të Armatosura, që ky 107-vjetor, i gjen në krye të solidaritetit dhe ndihmës për vëllezërit e motrat shqiptare të prekur rëndë nga pasojat e tërmetit tragjik.

 

Përmes një postimi në Facebook, Meta shpreh falenderim dhe mirenjohje per cdo burre e grua ne uniforme.

 

“Me konsideratat më të larta, ju shpreh sot urimet më të ngrohta të gjithë burrave dhe grave në uniformë të Forcave tona të Armatosura, me rastin e 107-vjetorit të Ushtrisë Shqiptare!

Me konsideratat më të larta, ju shpreh sot urimet më të ngrohta të gjithë burrave dhe grave në uniformë të Forcave tona të Armatosura, me rastin e 107-vjetorit të Ushtrisë Shqiptare!

Falenderim dhe mirënjohje për kontributet e vyera, përkushtimin heroik dhe sakrificat sublime për mbrojtjen e Atdheut dhe Sigurisë Kombëtare, për operacionet humanitare e paqeruajtëse, si dhe për garantimin e lirisë, paqes e stabilitetit kudo në botë, nën flamurin e NATO-s.

Ky 107-vjetor, i gjen Forcat tona të Armatosura, në krye të solidaritetit dhe ndihmës për vëllezërit e motrat shqiptare të prekur rëndë nga pasojat e tërmetit tragjik, duke spikatur me profesionalizmin, përkushtimin dhe dashurinë për të shpëtuar banorët e mbetur nën rrënojat e kësaj fatkeqësie natyrore shkatërrimtare, që nxorri në pah dhe domosdoshmërinë e modernizimit të mëtejshëm të ushtrisë shqiptare.

Zoti i bekoftë ushtarakët shqiptarë!

Lavdi dëshmorëve që dhanë jetën për Atdhe dhe Flamur!”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re