Ilir Meta shprehet se gropat e zeza të inceneratorëve të mafies, i thithën 100 përqind paratë e planifikuara për financim nga taksapaguesit në 2020.

Sipas tij, pjesa e projekteve të menaxhimit të mbetjeve shfaq realizim të dobët që shkon deri në 9%.

Presidenti i referohet një raportimi në lidhje me fondet e thithura nga inceneratorët në vitin 2020.

“Gropat e zeza të inceneratorëve të mafies, i thithën 100 përqind paratë e planifikuara për financim nga taksapaguesit në 2020, ndërkohë që pjesa tjetër e projekteve të menaxhimit të mbetjeve shfaqin realizim të dobët, që shkon deri në 9%.

Prandaj 25 Prilli është referendum popullor kundër mafies së inceneratorëve e plehrave dhe kandidatëve të saj,”-shkruan Meta.

Gropat e zeza të inceneratorëve të mafies, i thithën 100 përqind paratë e planifikuara për financim nga taksapaguesit në…

Posted by Ilir Meta on Tuesday, April 13, 2021