Kryetari i partise se Lirise Ilir Meta akuzoi kryeministrin Rama per korrupsion ne lidhje me projektin per portin e Durresit.

 

Sipas Metes, prona me e rendesishme e Shqiperise po i jepet kompanive guaske me pronare te panjohur e fonde te panjohura.

 

Nga ana tjeter sipas Metes qeveria synon te perdore kete projekt per pastrimin e parave.

 

ILIR META

KRYETAR I PARISE SE LIRISE

 

“kemi të bëjmë me një skemë të pastër dhe të mirëfilltë të pastrimit të parave, sepse vetëm 6.8% e investimit prej 2 miliardë Euro, do të financohen përkatësisht: 3.4% nga aksionerët dhe 3.4% nga Bankat. Pra, rreth 130 milionë euro. Ndërsa pjesa tjetër, 93.2% do të jetë me vetë-financim, pra, prit të shiten apartamentet që të vazhdojë investimi me apartamentet e tjera.”

 

Meta replikoi ne distance edhe me kryeministrin Rama duke hequr paralele mes projektit per portin e Durresit dhe çështjes se inceneratoreve.

 

 

“Krenari si Inceneratorët. Këto janë krenaritë e investimeve mafioze. Edhe kjo histori do përfundojë me disa bedela”.

 

 

Deputetet e partise se Lirise kane bashkuar firmat me deputetet demokrate duke goditur ne gjykaten Kushtetuese marreveshjen e lidhur me Emiratet e Bashkuara Arabe qe sherben si baze ligjore per projektin per portin e Durresit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re