Kreu i Shtetit, Ilir Meta, në konferencën e tij për mediat ka bërë sërish apel kryeministrit Edi Rama që të reflektojë në të mirë të vendit.

 

Duke i kujtuar faktin se shtatori është shumë vonë për çfarëdolloj marrëveshje pasi e rëndësishme për të gjithë ne është zhvillimi I zgjedhjeve me 13 tetor dhe hapja e negociatave me 18 tetor.

 

Në apelin e tij kreu i shtetit i ka kërkuar Ramës që të reflektojë dhe të zbatojë dekretin e presidentit për zgjedhjet e 13 tetorit.

 

“Jemi në kushtet e thellimit të paligjshmërisë nëse nuk nis zbatimi menjëherë i dekretit të presidentit është penalizim i sigurtë 101 % për çeljen e negociatave të Shqipërisë. Kjo do të ishte goditje e madhe e prespektivës europiane. Ftoj edhe një herë kryeministrin Rama që të reflektojë të mos pengojë zbatimin e dekretit për 13 tetorin, KQZ-në dhe të gjithë institucionet e tjera të reflektojnë dhe të zbatojnë dekretin e presidentin dhe të gjithë forcat politike që të regjistroohet dhe të marrin pjesë në zgjedhje. Unë asnjëherë nuk i kam kërkuar kryeministrit dorëheqjen se atë e ka kërkuar opozita, por i kam kërkuar që të reflektojë, të zbatojë kushtetutën dhe të garantojë disa garanci që duhet në Shqipëri.”

 

Gjithashtu në fjalën e tij Meta është shprehur se Rama në këtë situatë të pazakontë ku ndodhemi duhet të japë shembull personal, dhe nëse nuk do zgjedhje parlamentare në tetor, qytetarët le të votojnë për presidentin dhe le të jenë ato që e vlerësojnë punën e kreut të Shqipërisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re