Meta deklaroi se ka pasur Rama me Bashën “deal” në që vitin 2014, bëri një supermiting Basha për të më hequr mua nga kreu i Kuvendit, për të hequr edhe hapësirën e Berishës. E eklipsonte ai Bashën prandaj.  Kam informuar edhe Berishën se ai po bënte lojra.

Presidenti Ilir Meta ka kërkuar që opozita në Kuvend duhet të reagojë ashpër për manipulimet e pretenduara në dokumentat që maxhoranca depozitoi në Gjykatën Kushtetuese kundër tij. Në një intervistë për emisionin “Dekalog”, Meta kërkoi mbështetje nga opozita, por nuk e specifikoi nëse përfshinte edhe kryedemokratin Lulzim Basha me të cilin ka pasur përplasje në distancë.

Kërkoj nga Prokuroria përgjigje për falsifikimin e rëndë të provave të Kuvendit në Gjykatën Kushtetuese për të cilën kam bërë një kallëzim penal. Pres nga e gjithë opozita të reagojë për këtë skandal kaq të rëndë,”-u shpreh Meta ndër të tjera.

Lidhur me këtë çështje, Meta ka depozituar një padi në Prokurorinë e Tiranë dhe në Prokurorinë e Posaçme SPAK, duke akuzuar maxhorancën se provat e paraqitura ndaj tij në procesin gjyqësor ishin të manipunuara, e gjitha për të bërë të mundur shkarkimin e tij brenda afatit të përcaktuar nga ligji. Këshilltari ligjor i tij, Bledar Dervishaj shpjegoi sesi Kuvendi nuk kishte respektuar afatin 48 orë për mbledhjen e Komisionit Hetimor duke manipuluar përmbajtjen e shkresave dhe të datave në dokumentat zyrtare.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re