Skip to content

Meta bashkë me Kryemadhin në Komunitetin Myslimam, uron besimtarët për Fitër Bajramin: Shpresa le të rritet në zemrën e çdo shqiptari




Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi kanë uruar besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin nga Komuniteti Mysliman.

Meta tha se Zoti do e pranojë agjërimin dhe lutjet e tyre duke uruar që shpresa të rritet në zemrën e çdo shqiptari për një të ardhme më të mirë.

“Kënaqësi e veçantë për të uruar sot të gjithë besimtarët myslimanë. Zoti t’jua pranojë të gjitha lutjet sakrificat, agjërimin dhe lutjet e tyre përgjatë muajit të bekuar të Ramazanit.

Dhe shpresa le të rritet dhe të forcohet në zemrën e çdo shqiptari e sidomos të të rinjve dhe të fëmijëve të këtij vendi për një të ardhme më të mirë për të gjithë së bashku. Faleminderit!”, deklaroi ai.

“”