Presidenti Meta dekoroi me titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” historianin dhe akademikun Marenglen Verli, i specializuar si askush në historinë e Kosovës, me një sërë veprash për Kosovën.

“Në vlerësim të veprimtarisë së shquar në studimin dhe promovimin e historisë dhe kulturës sonë kombëtare, veçanërisht asaj të Kosovës dhe të trevave të tjera etnike shqiptare.

Me mirënjohje të lartë shtetërore për kontributet dhe meritat e veçanta shkencore dhe akademike në drejtimin e institucioneve studimore dhe albanologjike të vendit tonë”, ishte motivacioni.

Marenglen Verli u vlerësua nga Meta si “një nga studiuesit dhe historianët tanë, më të njohur me një kontribut mbi 4 dekada, në studimin dhe promovimin e historisë dhe të kulturës sonë kombëtare”. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re