Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një statusi në facebook në kuadër të 577-vjetorit e Besëlidhjes së Lezhës, duke theksuar se koha thërret shqiptarët për t’u bashkuar në një besëlidhje të re.

“Koha i thërret shqiptarët për t’u bashkuar në një Besëlidhje të re, për të ndalur shpopullimin, për të shenjtëruar votën dhe Kushtetutën, në referendumin historik të 25 prillit 2021.”- shkruan Meta në statusin e tij.

Kreu i shtetit shkruan se vepra e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, frymëzon sot më shumë se kurrë.

“Në përkujtim të Besëlidhjes së Lezhës, unifikimit më gjithëpërfshirës të të gjithë shqiptarëve përballë rrezikut të asimilimit dhe shkombëtarizimit, vepra e ndritur e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, frymëzon sot më shumë se kurrë.

Koha i thërret shqiptarët për t’u bashkuar në një Besëlidhje të re, për të ndalur shpopullimin, për të shenjtëruar votën dhe Kushtetutën, në referendumin historik të 25 prillit 2021″, vijon presidenti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re