Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka zhvilluar një bisede telefonike me Komisionerin për Ndihmat Humanitare dhe Emergjencat, Christos Stylianides.

Gjatë bisedës telefonike, Komisioneri Stylianides ka pohuar se do të angazhojë sa më parë ndihmat humanitare për Shqipërinë, kjo në bazë të kërkesave të autoriteteve shqiptare.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta zhvilloi një bisede telefonike me Komisionerin per Ndihmat Humanitare dhe Emergjencat, Christos Stylianides.

Komisioneri Stylianides i shprehu Presidentit Meta ngushellimet si dhe angazhimin e tij dhe te Komisionit Europian per te aktivizuar sa me shpejt ndihmat humanitare per Shqiperine ne baze te kerkesave specifike te autoriteteve shqiptare”, bën me dije Presidenca.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re