Presidenti Ilir Meta priti këngëtarin që përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision, Eugent Bushpepa I cili përformoi në finale e këtij kompeticioni.
Më poshte statusi I kreut të shtetit në Facebook:
 
“Falenderova sot me mirënjohje, yllin e rokut dhe muzikës moderne shqiptar Eugent Bushpepa, për përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në Eurovision.
Me zërin e tij unik dhe falë talentit të papërsëritshëm, Genti lartësoi muzikën dhe gjuhën e mrekullueshme shqipe në skenën europiane, duke na bërë krenar të gjithëve”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re