Presidenti Meta zhvilloi një vizite në Bashkinë e Pustecit . Ai u prit nga autoritetet më të larta vendore si dhe nga dhjetra banorë të minoritetit maqedonas me të cilët ai peruroi çeljen e sezonit te ri turistik.
 
“Kenaqesi e vecante te vizitoj këtë zonë. I uroj sezon te mbare turistik. Ftoj turistet te shijojne bukurite perrallore e te pakonkurrueshme te kesaj zone, mikepritjen e jashtezakonshme dhe gatimet tradicionale te zones. Disa dite nga pushimet e mia verore do ti bej ne liqenin e mrekullueshëm te Prespes. Duke ruajtur identitetin, traditat dhe vlerat e shkëlqyera të minoritetet maqedonas, Bashkia e Pustecit mund të shndërrohet në njërën nga bashkitë më të begata të vendit”
 
 
Presidenti Meta i shoqeruar nga autoritetet vendore vizitin Kishën e Shen Mhillit në Bashkine Pustec si dhe  ishullin e Maligradit të cilën e konsideroi një perlë të natyres dhe një destinacion atraktiv i turizmit, qe duhet vizituar.
 
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re