Në Prizren, në kuadër të i 140-vjetorit të  Lidhjes së saj historike, u vendos gurthemeli i ngritjes së shtatoreve të udhëheqësve të saj, ku përfshihen Ymer Prizreni (kryeministër), Abdyl Frashëri (Ministër i Punëve të Jashtme) dhe Sulejman Vokshi (Ministër i Mbrojtjes).

Presdenti Meta, kontributor me lopatë në dorë, e përshkroi kështu kuvendin e famshëm mbarëshqiptar.

“Lidhja e Prizrenit u përball me heshtjen e fuqive të mëdha për çështjen e shqiptarëve. Lidhja nuk jetoi gjatë, por aktet e saj janë të gjalla përjetë. Lidhja shkaktoi një jehonë të madhe në rajon e botë, ndaj dhe nuk është një relikë historike, por një vepër frymëzuese. Lidhja është një frymëzim për të rinjtë shqiptarë. E paharruar vepra e themeluesve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”

I pranishëm dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, të dy liderët që njihen dhe si miq të ngushtë e deri diku aleatë politikë, realizuan poza me përmbajtje patriotike.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re