Presidenti Meta ka shtruar darkë me rastin e Krishtlindjeve me bashkësitë fetare.  Kreu i Shtetit e vuri theksin tek  lufta ndaj varfërisë si dhe kujdesi tek fëmijët e të rinjtë.

 

Gjithashtu nga darka kreu i shtetit ka bërë thirrje për të qëndruar të bashkuar dhe se duhet reflektuar për të shëruar plagët e shoqerise.

 

“Shoqëria jonë përballet sot me disa fenomene të cilat shkaktojnë, pasiguri, frikë, padrejtësi e pesimizëm ku më trishtuese është ende largimi i të rinjve. Pabarazia, lakmia, arroganca, egocentrizmi po shkaktojnë një ndarje sociale të rrezikshem. Lufta ndaj varfërisë e zgjerimi i konsoliduar i shtresës së mesme është vendimtar për të ardhmen e vendit dhe për një paqe sociale e begati ekonomike. Sot më shumë se asnjëherë tjetër të gjithë bashkë, pa dallime besimi dhe ndasie politike duhet të reflektojnë thellësisht për të shëruar këto plagë të shoqërisë sonë, të familjeve tona. Fëmijët dhe të rinjtë e Shqipërisë meritojnë të jetojnë në një vend të sigurtë evropian, ku të mund të shprehin potencialet e tyre të vërteta. Besimet fetare kanë një rol të jashtëzakonshëm në këtë betejë jetike, të cilën duhet ta fitojmë së bashku duke provuar forcën tonë dhe unitetin e harmoninë mes besimeve fetare.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re