Presidenti Ilir Meta këtë të hënë në ditën e Sulltan Novruzit, ka vlerësuar Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë me Dekoratën e lartë ”Nderi i Kombit”. Kreu i shtetit shprehet se komunikimi ndërfetar është një vlerë e shtuar e shqiptarëve dhe një faktor i rëndësishëm në Integrimin e Shqipërisë në BE.

”Dekorata është unikale sepse e tillë është dhe tradita e mirëkuptimit, e sakrificës dhe rënia juaj dhe e jona e përbashkët. Krijimi i Këshillit ndërkombëtar është dhe një ndër arritjet më të mëdha dhe ne i përkulemi në nder katër krerëve që arritën këtë.

Ringritja e objekteve të kultit 30 vite më parë i parapriu edhe diktatorit. Pas ringritjes dhe konsolidimit të besimit në të gjithë vendit, është meritë e juaja të nderuar krerë të komuniteteve fetare që arritët që të jepni mesazhe të qarta për komunikimin ndërfetar në vendin tonë. Ju jeni një faktor i rëndësishëm për integrimin në BE duke treguar se shqiptarët janë vlera.

Do të na duhet ende dhe shumë punë për arritjen e demokracisë doja të theksoja rëndësinë e kthimit të pronave të të gjithë komuniteteve fetare. Morali dhe themele tuja qëndrojnë në themel të vlerave të demokracisë”, tha Meta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re