Skip to content

Meta dekreton Ahmetajn si Ministër të shtetit për Rindërtimin

Subscribe

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar këtë të premte menjëherë pas emërimit nga Kryeministri Rama, Arben Ahmetajt si ministër i ri i Rindërtimit.

 

Kreu i shtetit ka firmosur propozimin e kryeministrit Rama, i cili vendosi ditën e sotme të rikthejë në kabinetin qeveritar ish-kreun e financave shqiptare, aktualisht kryetar i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave.

 

D E K R E T

PËR NJË NDRYSHIM NË DEKRETIN NR. 10604, DATË 10.09.2017 “PËR EMËRIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 93 dhe 98 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j:

Neni 1

Në dekretin nr. 10604, datë 10.09.2017 “Për emërimin e Këshillit të Ministrave”, të ndryshuar, me dekretin nr. 11037, datë 05.01.2019, pas pikës 16, shtohet pika 17 me këtë përmbajtje:

Zoti Arben Ahmetaj, Ministër Shteti për Rindërtimin.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.