Skip to content

Meta dekreton Bajram Begajn, Shef të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka dekretuar ditën e sotme Gjeneral Major Bajram Rushit Begaj, Shef të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Më herët, gjeneral Major Bajram Begaj mbante detyrën e Komandantit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes.

Njoftim i Institucionit të Presidentit të Republikës

29 korrik 2020

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta dekretoi sot emërimin e Gjeneral Major Bajram Rushit Begaj, Shef të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Gjeneral Major Bajram Begaj mbante detyrën e Komandantit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes.