Ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Spanjës, dhe jo rezident ne Mbretërinë e Marokut, në Republikën Islamike të Mauritanisë dhe në Principatën e Andorrës do të jetë Gazmend Barbullushi.
Presidenti Ilir Meta ka firmosur këtë të martë dekretin duke zyrtarizuar Barbullushin, në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në këto vende.