Skip to content

Meta dekreton ligjin “Për të drejtën e autorit”/ Mirëpresim çdo nismë që na afron me BE

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme ligjin “Për të drejtën e autorit”.

Kreu i Shtetit thotë se është e mirëpritur çdo nismë që përafron legjislacionin me Bashkimin Europian, si dhe mbron të drejtën e autorit.

 

Njoftim i Institucionit të Presidentit të Republikës 6 maj 2022:

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta ka dekretuar me shpallje ligjin nr. 37/2022 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”.

 

Çdo nismë që synon përafrimin e direktivave të Bashkimit Europian, rritjen e disponueshmërisë së librave dhe materialeve të tjera të printuara në formate të përshtatshme e të aksesueshme për personat me aftësi të kufizuara, dhe forcimin e mbrojtjes së të drejtës së autorit, është e mirëpritur.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë