Analisti Plator Nesturi, i ftuar në studion e Fax News për të folur mbi situatën politike në vend, përplasja Basha-Meta dhe Basha-Berisha:

Duket sikur Meta nuk është se i intereson shumë cështja e presidentit. Duket se po përgatitet për tu futur në jetën politike në mënyrë direkte duke parë edhe situatën që është në PD aktualisht. Janë dëgjuar skenarë të mundshëm të një përfshirje të mundshme të zotit Meta menjëherë edhe me Berishën së bashku që të kemi një lloj opozite të bashkuar duke I hequr ndarjet PD LSI dhe të kemi 2 figura qëndrore, Meta Berisha ku njëri të rrinte më në hije dhe tjetri më në përballje me Ramën.

Meta po pozicionohet krah Berishës?

Kjo është e dukshme qartë. Nëse mund ta lidhim këtë gjë me përplasjen e kreut aktual të PD me drejtues të LSI, ku më tepër ka qenë Vasili me deklaratat e tij, edhe Kryemadhi. Pavarësisht të gjithae, ajo që ngelet kryesore është cfarë do ndodhë tek PD. Cdo gjë tjetër janë rrotull kësaj ngjarje. Qendra e zhvillimit të aksioneve është cfarë do të ndodhë tek PD. Është partia e vetme në botë që po shkon me 2 kongrese dhe askush nuk e garanton se nuk do ketë një kongres të tretë apo të katërt. Sepse nuk do mbyllet me kaq, ky do jetë një spektakël.

Si e parashikoni PD, me Bashën apo me Berishën?

Ajo që do ketë dominancë është se kush do të mbajë siglën dhe vulën dhe në kushtet aktuale mendoj se këtë nuk mund t’ja marrësh dot Bashës tani. Unë e kam thënë dhe më parë, Berisha I shfrytëzon gjithmonë figurat e të tjerëve. Edhe pse në foltore ka pasur mbështetje, kjo ka ardhur duke menduar se Berisha ishte shpresa për të larguar Bashën dhe për të ngritur më lart dikë tjetër. Por nuk I bënë llogaritë mirë. Berisha është lojtar që di të luajë me të tjerët. Fakti që Basha ka arritur deri në fund të bindte atë që nuk do e lëshonte, kjo tregon se edhe Basha nuk dueht nënvlerësuar.

A do ketë përjashtime pas Kuvendit Kombëtar?

Realisht unë shikoj më shumë sesa një ndarje të tjerë dhe mund të krijohen më shumë se 2 grupime. Ajo do jetë një ndarje që realisht në elektorat do kemi një shkërrmoqje më të madhe. Gravieti i votave nuk do ndahet në mënyrë të barabartë. Realisht nuk është se kemi të bëjmë me struktura. Për mua PD I ngjan një ushtrie të shpartalluar ku oficerët dhe ushtarët secilët po bëjnë kongreset e tyre.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re