Skip to content

Meta dhe Bushati takime me komunitetin shqiptar në New York

Presidenti Ilir Meta dhe ministri i jashtëm Ditmir Bushati ndodhen ne Shtetet e Bashkuara te Amerikës, ku do te marrin pjese ne debatin e përgjithshëm të sesionit të 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Si Meta ashtu dhe Bushati kane shfrytëzuar udhëtimin ne New York për t’u takuar dhe me komunitetin shqiptar qe jeton atje. Kreu i shtetit zgjodhi qe te vizitonte Kishën Katolike shqiptare në Nju Jork ‘Zoja e Shkodrës”, ku mori pjesë në meshën e shenjtë të së dielës. Meta shprehu mirënjohjen për gjithçka që shqiptarët në Amerikë kanë bërë në ruajtjen e identitetit. Nga ana tjetër, ministri Bushati zgjodhi te takohej me një grup mësuesish, nxënësish e prindërish te Nju Jorkut dhe Nju Xhersit. Shefi i diplomacisë falenderoi veçanërisht mësuesit e diasporës, që në kushte shpesh të vështira, vazhdojnë punën e tyre për të mbajtur gjallë gjuhën shqipe.