Meta dhe Rama duket se janë rikthyer plotësisht në një paqe. Njëri ka marrë dashurinë, ndërsa tjetri qetësinë. Dashuria është dedikuar për Metën, ndërsa qetësia për Ramën, që tashmë ka marrë të gjithë ligjet e dekretuara nga Meta.

Së fundi, ndonëse dokumenti mban datën 30 prill,  Presidenti Ilir Meta ka dekretuar 4 ligje, mes tyre dhe atë për “Për ratifikimin e marrëveshjes për një hua shtesë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit të Kuvajtit për zhvillimin ekonomik arab për financimin e projektit të rehabilitimit të rrugës së Lumit të Vlorës”.

Dekretet e Metës:

D e k r e t o j: Shpalljen e ligjit nr. 46/2020 “Për ratifikimin e protokollit shtesë 6 mbi tregtinë e shërbimeve të marrëveshjes për amendimin dhe aderimin në marrëveshjen e tregtisë së lirë të Europës Qendrore”.

Shpalljen e ligjit nr. 47/2020 “Për ratifikimin e marrëveshjes për një hua shtesë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit të Kuvajtit për zhvillimin ekonomik arab për financimin e projektit të rehabilitimit të rrugës së Lumit të Vlorës”.

Shpalljen e ligjit nr. 41/2020 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9587, datë 20.7.2006, “Për mbrojtjen e biodiversitetit”, të ndryshuar”.

Shpalljen e ligjit nr. 40/2020 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9870, datë 4.2.2008, “Për standardizimin”, të ndryshuar”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re