Pas kryeministrit Rama edhe presidenti Ilir Meta, ka përkujtuar ditëlindjen e 91-të politikanit të ndjerë, Sabri Godo. Në një postim homazh në facebook Meta rikujton cilësitë e çmuara të Sabri Godos si urtësia, tolerance dhe largpamësia.
Gjithashtu Meta nuk lë pa theksuar kontributin e politikanit të djathtë si bashkëkryetar i Komisionit për Kushtetutën e vitit 1998. Në fund të shkrimit të tij Presidenti premton se Shqipëria do të rikthehet në shina dhe rivendosja e demokracisë dhe shtetit ligjor është një detyrim për të ardhmen europiane të vendit.
Postimi I plotë I Metës: Sot është ditëlindja e shkrimtarit dhe politikanit të shquar, Sabri Godo. Na mungojnë sot në veçanti urtësia, toleranca dhe largpamësia e Tij. Gjithmonë qëndroi në anën e duhur të historisë dhe mbrojtjes të interesave kombëtare.
Dha një kontribut madhor në mbrojtje te demokracisë dhe Republikës përmes rolit të Tij krucial si Bashkëkryetar i Komisionit për Kushtetutën që u votua me Referendum në Nëntor 1998.
Pas dy dekadash populli ynë po e kupton se sa e rëndësishme është mbrojtja e Kushtetutës dhe se cilat janë pasojat që sjell dhunimi i saj.
Rivendosja e themeleve të demokracisë, të shtetit të së drejtës dhe Llogaridhënies është detyrimi ndaj së ardhmes europiane të vendit por edhe i nderimit të veprës dhe kontributeve të gjithë personaliteteve që do të kishin dashur sot ta shihnin në progres vendin e tyre.
Do kthehemi në shina!
/faxweb
