Avokati Spartak Ngjela i ftuar në “Fax News” ka folur për situatën politike në vend, zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit dhe për krizën brenda PD-së.

Për Ngjelën, Ilir Meta dhe Sali Berisha janë dy figura anti-amerikane, ndërsa për Bashën mendon se ka mbështetjen e madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ngjela ka parashikuar se PD-ja e Bashës nëse hyn në zgjedhjet e pjesshme lokale atëherë do të synojë të marrë fitoren në dy bashki, pra Durrësin dhe Shkodrën.

“Nëse Gjykata Kushtetuese e shkarkon Ilir Metën ne shqiptarët fillojë një epokë të re në funksion të drejtësisë së re. Por kjo varet nëse ka prova të qarta Këshilli i Ministrave, nuk e di sa të forta janë provat që ka paraqitur”, tha fillimisht Ngjela.

Intuita e vendimit – “Duhet të kemi parasysh që presidenti shkarkohet vetëm të shkeljes së rëndë të kushtetutës që është vepër penale. Veprimtaria e presidentit s’ka lidhje me të mirën e vendit. Si mund të ketë president shqiptar që ka dalë nga komunizmi dhe ti thotë politikës amerikane që raketa ka edhe moska. Ç’janë këta bastardë që janë me Moskën në vend si Shqipëria. Unë këtë përshtypje kam për këtë. Që të ketë bërë shkelje të rënda do të shikojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Unë nuk kam një paragjykim për Gjykatën Kushtetuese që mund të mbrojë koalicionin dhe kam besim si do të argumentojnë qoftë shkarkimin apo padinë e mazhorancës.

6 marsi – PD është risi në këto zgjedhje nëse merr pjesë. Kurse ajo tjetra është fantazmë, ju e patë që nuk e pranoi as gjykata as KQZ sepse partia politike miratohet nga gjykata. Njëra është bashkuar në koalicion që nuk ka lidhje me PD kurse tjetra parti është PD. Nuk e dimë nëse Basha do të hyjë në zgjedhjet e 6 marsit. Nëse Basha hyn në zgjedhje ja kanë kërkuar ata që3 e përkrahin, pra mbështetja e fortë amerikane. Kjo nuk është pak, është shumë. Nuk e di a do e shfrytëzojë mirë Basha. Nëse hyn në zgjedhje duhet të paraqesë një doktrinë. Ky është një kthim nga rruga e falsitetit PD-ja që nuk hyri në zgjedhjet lokale. Zgjedhjet janë natyrë thelbësore e një demokracie. Saliu partinë e madhe e nxori jashtë loje të pushtetit vendor dhe tashmë hyn në koalicion me një parti e një lëvizje fantazmë.

Po e marrim të mirëqenë sikur të marrë pjesë në zgjedhje PD-ja e Bashës. Edhe trekëndëshi i Bermudës nuk është krijimi i tij por e ka gjetur nga politika amerikane. Rama për politikën amerikane nuk hyn në atë trekëndësh kurse ata dy të tjerët, Meta dhe Berisha janë lëvizje anti-amerikane. Pra Basha në këtë trekëndësh ka futur edhe Ramën. Koncepti i trekëndëshit të Bermundës nuk është përdorur për herë të parë nga Basha dhe njihet në konflikte politike.

Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” – Nuk e pranoi as gjykata as KQZ si lëvizje e pavarur. Skano si e pranojnë se shkelet ligji. Është vepër penale dhe gjykata merr vendim të pavlefshëm dhe nuk kishte si ti regjistronte. Këta skano forcë juridike. Një nga këta të shtëpisë së lirisë është non gratra për korrupsion të lartë, a e dini ju këtë? Ne shtëpi të lirisë njohim Washingtonin jo Non Gratën. Gjithë risia do të jetë çdo të bëjë PD legale, që duhet të marrë me patjetër Shkodrën dhe Durrësin. Ku ka vota Saliu ai nuk doli as deputet me vota por doli nga PD-ja”, tha Ngjela.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re