Koordinatori Astrit Patozi ka kritikuar sot kryetarin e opozitës Lulzim Bashën, teka po fliste për pjesëmarrjen e këtij të fundit në manifestimin e organizuar nga presidenti Ilir Meta.

Patozi tha se Basha duhet të pranonte që shkoi në manifestim si politikan dhe si kryetar i opozitës dhe jo si qytetar.

Teksas u pyet në studion e Abc News nëse Basha është i dënuar ta ndjekë pas Ilir Metën, ai tha se është e kundërta dhe theksoi se opozita nuk mund të përfaqësohet nga Meta, që e ka pasur gjysmën e jetës kundërshtare.

“Është e kundërta, është ai i dënuar të ndjekë Lulzim Bashën. Kjo që po ndodh është paradoksale. Basha me gjysmë zëri dha mbas një jave një prononcim për protestën.

Bëri shumë mirë që shkoi po s’kishte pse thonte se po shkoisi qytetar dhe si bir nëne. Basha duhet të shkonte atje si politikan, dhe duhet të thonte se unë po shkoj se aksioni im shkon në një linjë me atë të PD.

Nëse Meta i ka kauzat e vërteta nuk ka nevojë të dalë në shesh, nuk ka pse i merr opozitës të vetmin instrument që ka, thirrjen e njerëzve në shesh.

Basha duhet të jetë ai që udhëheq, por opozita nuk bëhet më e fortë duke i marrë Meta skeptrin.

E djatha nuk mund ta gjejë veten me udhëheqës Metën, e fut në krizë legjimitetin dhe lidershipin e opozitës se me të drejtë njerëzit thonë se kush është “çobani” i opozitës.

Unë them se duhet të jetë Lulzim Basha. Në rast se ky do ta lejë atë detyrë është çështje e tyre, por opozita nuk bëhet më e fortë.

E djathta është pothuajse e papërfaqësuar. Meta e ka pasur gjysmën e jetës kundërshtare”, deklaroi Patozi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re