Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim lamtumire me ambasadorin e Serbisë në Tiranë, Miroljub Zariç.

Kreu i Shtetit Shqiptar vlerëson ambasadorin serb, teksa shkruan në rrjetet sociale se, ka bërë përpjekjet më të mira në tri dekada si diplomat për përmirësimin e marrëdhënieve tona.

“Kënaqësi të kisha sot drekën e lamtumirës me Ambasadorin e Serbisë, Miroljub Zariç, i cili ka bërë përpjekjet më të mira në tri dekada si diplomat për përmirësimin e marrëdhënieve tona.

Besoj se Ambasador Zariç nuk do ndalet as në të ardhmen për të kontribuar, jo vetëm për progresin e marrëdhënieve, por edhe për promovimin e bukurive të Shqipërisë”, shkruan Meta.

Kënaqësi të kisha sot drekën e lamtumirës me Ambasadorin e Serbisë, Miroljub Zariç, i cili ka bërë përpjekjet më të mira…

Publiée par Ilir Meta sur Mercredi 24 juin 2020

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re