Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kandidatët për deputet në qarkun e Beratit dhe nga kryebashkiakja e Dimale ka inspektuar nisjen e rindërtimit te rrugës Roskovec – Poshnje.

Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook thekson se ky është një segment që lehtëson qarkullimin për banorët, fermerët dhe bizneset e Beratit, Roskovecit dhe Fierit.

Ndër të tjera Rama në këtë vizitë është shprehur se më në fund ndryshimi i emrit Ura Vajgurore, se ishte stres me vete të jetosh në një vend  të tillë.

Shyqyr mbaroi ajo Ura Vajgurore. Të jetosh në një vend me emër të tillë është një stres më vete, por fatmirësisht iku kjo”, ka thënë Rama.

Gjatë inspektimit të tij Rama ka shkëmbyer batuta me kandidatin Nasip Naço, i cili u largua nga LSI dhe u bashkua me PS-në.

Rama ka takuar dhe disa nga banorët e pranishëm aty dhe ka theksuar se është kurioz që të shikojë se çfarë do të bëjnë tashmë në skuadrën e bashkuar.

Skuadrat forcohen duke marrë lojtarët më të mirë. Ajo që unë pres me 25 prill është çfarë bëni ju kur jeni bashkë”, ka thënë Rama.

Kujtojme se pas largimit te Nasip Naços nga LSI dhe kandidimi i tij me siglen e PS ne Berat. Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi shperthyen ne akuza kunder tij, duke e akuzuar madje dhe si “llum” qe i kishte bere nder LSI me ikjen e tij.

Batutat:

Edi Rama: Shyqyr që mbaroi ajo Ura Vajgurore. Të jetosh në një vend me emrin Ura Vajgurore është një stres më vete. Tani iku kjo.

Kryetarja e Bashkise: Faleminderit dhe ju për mbështetjen. Ishte edhe një mbështetje e komunitetit. Ndryshimi i emrit është pjesë e një strategjie të zhvillimit.

Edi Rama: Çështje fati është kjo. Se e di Nasipi, nuk e kanë të gjithë fatin të quhen Skrapar.

Nasip Naço: Edhe ne me fat jemi

Edi Rama: Po fatin tuaj  nuk e kanë të gjithë Nasip.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re