Presidenti Ilir Meta dhe kreu i grupit parlamentar I PS, Taulant Balla kanë marrë pjesë këtë të premte në festën e themelimit të Batalionit Partizan të Dumresë.

 

Të ndodhur në të njëjtin podium, presidenti Meta dhe numri dy I PS, kanë shtrënguar duart mes tyre duke lënë për një moment jashtë retorikën e ashpër politike të ditëve të fundit.

 

Në festë morën pjesë edhe personalitetet të tjera të zonës së Elbasanit, si deputetët e këtij qarku por edhe veteran të luftës.