Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari ka ‘gozhduar’ presidentin Ilir Meta dhe ish deputetin e PD në Tropojë, Besnik Dushaj, njëherazi edhe kreu i bashkisë Tropojë, përmes një deklarate të bërë këte mëngjes.
Mirëpo, nuk ka munguar as përgjigja e Metës, i cili ka marrë pjesë në ceremoninë e vendosjes së emrit ‘Kongresmeni Eliot Engel’ në Tropojë, ku dhe ka takuar kryetarin e Komisionit të Politikës së Jashtme në Kongresin Amerikan Eliot Engel.
Presidenti pak më parë ka publikuar disa foto nga ceremonia, ku njëkohësisht i është përgjigjur edhe deputetes Hajdari.
“Sa herë vij në Tropojë, nuk mund të mos ndaloj para shtatores së liderit të Lëvizjes Studentore dhe mikut tim të Dhjetorit ’90, Heroit të Demokracisë dhe Pluralizmit në Shqipëri, Azem Hajdari.
Ky respekt i sotëm ishte i dyfishtë pasi nderimin e bëmë së bashku me mikun e madh të kombit shqiptar, Kryetarin e Komisionit të Politikës së Jashtme në Kongresin Amerikan, z.Eliot Engel’, shkruan Meta.