Presidenti Ilir Meta, me anën e një statusi në profilin e tij zyrtar në facebook, ka uruar ekipin e Tiranës për shpalljen kampion në superligën shqiptare të futbollit. Meta e ka shoqëruar postimin e tij me një video nga festa e tifozëve bardheblu në sheshin Nënë Tereza në kryeqytet mbrëmjen e djeshme.

Kreu i shtetit e cilëson këtë fitore si plotësisht të merituar dhe thekson se ajo i shton hijeshinë Tiranës në 100 vjetorin e themelimit si kryeqytet.

Postimi i plotë: Shumë urime TIRONËS, ekipit KAMPION dhe të gjithë tifozëve të mrekullueshëm bardhë e blu, të cilët i përshëndes me këto pamje fantastike nga festa e mbrëmshme që ndriçoi të gjithë kryeqytetin.
Titulli KAMPION, plotësisht i merituar, i shton hijeshinë 100-vjetorit të Tironës kryeqytet!
Ashtu siç me të drejtë i madhi Kasem Hallulli e përjetësoi në këngë:
“O Tiron Tirona,
Ti do të jesh KAMPIONIA”

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re