Skip to content

Meta: Emigrimi i fëmijëve pa prindër drejt Europës, një nga tragjeditë më të mëdha që po i ndodh vendit

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Në krye të bashkëbisedimet e të tij të radhës me gazetarët, kryetari i Partisë së Lirisë ngriti si shqetësim, emigrimin dfrejt Europës të minoreneve pa prindër.

 

Ai e konsideroi këtë fenomen, një nga tragjeditë më të rënda që po i ndoddh vendit tonë.

 

Sipas Metës, ky është tregues tjetër i axhendës së qeverisë për shpopullimin e Shqiperise.

 

Emigrimi i minorenëve shqiptarë pa prindër, është një nga tragjeditë më të rënda për vendin, treguesi më i dhembshëm i axhendës së qëllimshme të Qeverisë për shpopullimin e Shqipërisë, që as pushtuesit dhe armiqtë më të egër nuk kanë mundur dot ta realizojnë. Shqipëria nuk po zbrazet vetëm nga “truri”, intelektualët, forcat më krijuese dhe më profesionet, por edhe nga fëmijët.Raporti mujor i Ministrisë së Çështjeve Sociale dhe të Punës në Itali, i qershorit 2022, bën publik faktin tepër tronditës, që numri i fëmijëve minorenë shqiptarë pa prindër, që kanë mbërritur në Itali si emigrantë, zënë vendin e tretë pas atyre nga Ukraina (numri më i madh i të cilëve janë fëmijë të prindërve të vrarë nga lufta dhe nga jetimoret e shkatërruara nga bombardimet), duke lënë pas dhe vende të sapo dala nga konfliktet civile.

 

Meta shtoi se aktualisht 1302 shqiptarë  minorene janë në ngarkim të shtetit Italian .

 

1302 shqiptarë minorenë pa  prindër janë në ngarkim të shtetit italian sipas të dhënave të përditësuar zyrtarisht deri në 30 qershor 2022, një numër shumë herë më i madh se i fëmijëve që kanë hyrë në Itali brenda 1 muaji nga Afganistani, Pakistani, Eritrea, Guinea, Bangaldeshi etj.Vetëm një dëshpërim dramatik i detyron prindërit shqiptarë t’i dërgojnë fëmijët e tyre drejt BE, madje pa marrë parasysh faktin se këta minorenë mund të bihen pre e trafikut të qenieve njerëzore, e trafikut të organeve, e pedofilisë dhe e krimit të organizuar.Nuk është rastësi që edhe Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) parashikon që numri i banorëve që jetojnë në Shqipëri do të vijojë të tkurret me ritme të shpejta në vitet në vijim.Sipas parashikimeve të OKB-së, deri në vitin 2050 popullsia e Shqipërisë pritet të zbresë në 2.5 milionë banorë dhe deri në vitin 2100 do të tkurret në 1.1 milionë banorë, duke arritur në këtë mënyrë edhe poshtë nivelit të viteve 1960, ku popullsia e regjistruar ka qenë 1.2 milionë banorë.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë