Presidenti i vendit Ilir Meta ka bërë një paralajmërim tjetër në drejtim të qeverisë, e më konkretisht Edi Ramën, i cili e ka quajtur ”të shkalluar”.

Meta shprehet se në rast se kjo qeveri nuk reflekton për zgjedhjet që do të mbahen në 25 Prill, dhe vazhdon që të shkelë marrëveshjen e arritur në 5 Qershor, do të kenë përballë jo vetëm një presidenti të ”shkalluar”, por 3 milionë shqiptarë.

Meta:

Meqënëse Kryepinoku Rilindas u justifikua për zgjedhjen e detyruar para tre vitesh të “Presidentit të shkalluar”, më duhet t’ju kujtoj të gjithë socialistëve se Ilir Meta ka mbajtur çdo premtim për mbrojtjen e Kushtetutës dhe interesit kombëtar.

Unë u kam bërë të qartë se midis Pushtetit dhe Demokracisë, kam zgjedhur gjithmonë Demokracinë se pushtet ka edhe në vendet jodemokratike, ku të drejtat e qytetarëve shtypen e dhunohen.

Tani ju e kuptoni se çdo njeri që nuk blihet e frikësohet prej tij është “i shkalluar”. Bën mirë të reflektojë dhe të respektojë 5 Qershorin se përndryshe në 25 Prill do të ketë jo vetëm një President “të shkalluar”, por edhe tre milionë shqiptarë “të shkalluar” që do shkallmojnë me votë dhe çdo mjet legjitim ëndrrat e tij për të blerë e trembur popullin shqiptar për një grusht oligarkësh e banditësh.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re