Presidenti i Republikës, Ilir Meta dekreton propozimin e kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.
 
Menjëherë pas paraqitjes së dorëheqjes së Xhafajt, kryeministri Rama, ka propozuar në vend të tij emrin e Gjeneral Sandër Lleshit si ministër të Brendshëm, i cili ka një karrierë të gjatë në Forcat e Armatosura, ndërsa mbante detyrën e këshilltarit të kryeministrit për sigurinë.
 
Ndërkohë pritet që dekreti i Metës për shkarkimin e Xhafajt dhe emërimin e Sandër Lleshit, pritet të votohet të enjten e ardhshme në seancë plenare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re