Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta ka firmosur nga Stambolli dekretin për lirimin nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si dhe nxjerrjen në lirim nga shërbimi aktiv në Forcat e Armatosura, të Gjeneralmajor Bajram Rushit Begaj.

 

Meta deklaroi më herët se “është në ndjekje të procedurës për zgjedhjen e zotit Bajram Begaj si President i ri i Republikës dhe do të respektojë çdo vendim të Kuvendit të shprehur me votë”.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re