Skip to content

Meta firmos sot dekret në Bulevard, në krah të tij Basha, Berisha dhe Kryemadhi

meta basha berisha

Sot në orën 17.00 për herë të parë ne bulevardin dëshmoret e kombit do të dalë në protestë presidenti i republikes, Meta.

Manifestimi presidencial është menduar te zgjase dy ore dhe pjesmarresit jane ftuar te protestojne ne mbrojtje te kushtetutes e republikes. Organizatoret jane kujdesur te lajmerojne protestuesit te mbajne ne duar pjesmarresit flamuj kuq e zi dhe mimoza.

Pjese e ketij tubimi do te jene te gjithe lideret e opozites, kryetari i PD, Basha, ish kryetari Berisha, kryetarja e LSI Kryemadhi e te gjithe kreret e partive te tjera aleate.

Mesohet se gjate manifestimit do te flase presidenti i republikes Meta, dhe figura te shoqerise civile. Momenti kulmor i protestes pritet te jete firmosja e nje dekreti nga ana e Metes para qytetareve.

Presidenca eshte kujdesur qe te mos dalin informacione se cfare dekreti do te firmose kreu i shtetit, por nje nga dekretet qe Meta duhet te firmose kete jave eshte ai per rrezimin e ndryshimeve ne ligjin per gjykaten kushtetuese.