Avokati, Kujtim Cakrani ka qenë i ftuar në studion e Fax News ku ka folur lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri, Bajram Begaj i cili u votua nga deputetët e mazhorancës një ditë pas propozimit të emrit të tij.

Cakrani tha se i gjithë procesi i propozimit dhe i zgjedhjes së tij ishte shkelje më vete. Avokati gjithashtu konsideroi shkelje mënyrën sesi presidenti aktual Ilir Meta kishte firmosur lirimin nga detyra të Bajram Begës si shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

“Problematika fillon që tek emri i personit dhe më pas më tej. Gjithë shkelja kushtetuese fillon tek neni 167 i kushtetutës së vendit ku partia Socialiste në mbledhjen e saj propozoi Begajn. Që në momentin e propozimit ka shkelje kushtetuese. Gjithsesi zgjedhja e presidentit kërkon një seriozitet. Duke qenë se ne si vend e kemi humbur seriozitetin edhe këtë rradhë dështuam të kishim një seriozitet dhe president që të ishte i pakontestueshëm.

Presidenti i republikës nxjerr dekrete kur është në presidencë ndërkohë që Meta ka qenë në vizitë në Stamboll ku thuhet se ka qenë në ambasadën shqiptare atje. Këtu del një tjetër problem sepse ne nuk kemi ambasadë në Stamboll por në Ankara. Një dekret i nxjerrë në një mënyrë shumë të kontestueshme dhe shumë të dyshimtë. Këshilltarët e presidentit, thanë se është marrë administrata në Tiranë me të gjitha procedurat, por këtu ka tjetër problem sepse Meta vulën nuk e kishte me vete në Stamboll por në zyrën e tij. Kjo mund të krijojë një ngërç dhe të sjellë pasoja për pavlefshmërinë e zgjedhjes së presidentit më pas”– u shpreh Cakrani.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re