Presidenti Ilir Meta duket se do i qëndrojë zotimit të shpallur një ditë më parë, duke qëndruar brenda kornizës dhe folur vetëm nëpërmjet letra dhe kompetencave kushtetuese. Presidenti ka kthyer mbrapsht ligjin “Për turizmin detar”.

Me anë të njoftimi për median, presidenti shprehet se ligji i ri dëmton identitetin kombëtar dhe ndaj duhet kthyer.

“Përdorimi i emërtimeve në gjuhë të huaj, duke u përpjekur t’u jepen edhe përkufizime, bie ndesh edhe me çdo rregull të teknikës legjislative, që dispozitën e përkufizimeve e njeh si një dispozitë jo për të përkthyer terma të huaj në një ligj, sikur të jetë fjalor, por për të zbërthyer për zbatuesin e ligjit, kuptimin e një emërtimi gjithmonë në gjuhën shqipe, duke dhënë një shpjegim të përmbledhur, qoftë edhe shkencor, të përmbajtjes dhe kuptimit të një fjale”, thuhet në argumentin e kreut të shtetit.

Sipas tij, ligji  “Për aktivitetet e turizmit detar” nuk përcakton rregulla të qarta dhe të kuptueshme, referuar të drejtave dhe detyrimeve që kanë subjektet e këtij ligji duke bërë që shumë dispozita të tij deleguese për rregullimin e çështjeve me akte nënligjore, të jenë në kundërshtim me nenin 11 dhe 118 të Kushtetutës, duke sjellë dhe implikime që lidhen me pasigurinë juridike dhe cenimin e lirisë së veprimtarisë ekonomike.

Presidenti ndër argumentet e tij, thekson se ligji cenon nenin 118, paragrafi 2, i Kushtetutës.

“Ky lloj delegimi i pakufizuar dhe shmangia nga përcaktimi në këtë ligj i kritereve dhe procedurave të certifikimit, që lidhen direkt me të drejtën për të ushtruar veprimtarinë si operator i turizmit detar, krijon pasiguri juridike për ndryshimin e këtyre kritereve dhe procedurave sipas vullnetit politik të një ministri, duke sjellë implikime direkte ndaj lirisë së veprimtarisë ekonomike, të mbrojtur nga neni 11 i Kushtetutës. Është e qartë se përmes këtij ligji, Kuvendi i Shqipërisë ka hequr dorë nga ushtrimi i përgjegjësive të veta kushtetuese, pasi çdo parim, kusht dhe kriter që do të duhej ta përcaktonte me ligj, ia ka lënë në dorë qeverisë në mënyrë të pajustifikuar”, shprehet kreu i shtetit në arsyet e kthimit të ligjit.

Më poshtë argumenti i plotë

Arsyet kthimit te ligjit 43- 2020-print

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re