Kryeministri Edi Rama teksa ka qënë në Rrogozhinë ditën e sotme, ka dhënë një deklaratë të fortë për presidentin Ilir Meta.

Rama u shpreh se sa herë Meta del në televizor flet me vete dhe një në tre fjalë thotë ‘burg’. Kreu i qeverisë tha se nuk e kupton pse Metës i rri mendja te burgu mirëpo këtë gjë le ta gjejë vetë.

Ilir Metës do ti jepni ju besimin se rri dhe flet me vete sa herë del ne televizor , 1 ne tre fjalë e ka burgu, burgu,burgu.

Se pse i rri mendja te burgu le ta gjejë vetë.

Ne e dimë shumë mirë, Ilir Meta, Sali Berisha, Monika Kryemadhi janë armiq të reformës në drejtësi, janë armik të drejtësisë së re, që po ndërtohet hap pas hapi”, u shpreh Rama.

Kryeministri hodhi poshtë pretendimet se po japin euro për të blerë vota. 

“Përrallat me mbret duke shpërndarë  euro me llafe, do japim 1 mijë euro apo 7 mijë euro duhet t’ju kujtojnë vetëm një gjë: Suden, Vehbiun dhe Xhaferrin.

Secili duhet të ndihmohet, të mbështetet që të mbrojë jetën, të ketë strehën mbi kokë, apo të vazhdoje punën e tij. Është një ndarje e prerë mes dy botëve, bota e vaksinimit dhe e infektivit.

Bota e punës dhe bota e qokave, bota e rrenave dhe bota e kalova lumin…mbaje vetë kalin”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re