Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta,  gjatë një takimi me banorët e qytetit të Korçës u ndal në situatën në të cilën ndodhet vendi. I pyetur nga gazetarët së çfarë nënkupton me ndryshmin e pushtetit si dhe për koalicionin me partinë demokratike dhe Sali berishën Meta  tha se kanë vetëm një synim, referendumin politik.

 

ILIR META

KRYETAR I PARTISE SE LIRISE

 “Rivendosje e demokracisë, referendumi, ishte shumë e qartë. Do ndodhë, marrëveshja me PD ka në thelb referendumin.”

 

Lidhur me protestën qe do të mbahet më datë 6 dhjetor nga opozita ish presidenti Meta u shpreh se do të jetë i pranishëm dhe përkrahë popullit.

 

“Do jemi përkrah shqiptarëve që duan gjithë Shqipëria si gjithë Europa dhe do e bëjnë si gjithë Europa”

 

Prej javësh Ilir meta po zhvillon një tur takimesh në të gjithë vendin me strukturat e Partisë së Lirisë lidhur me përgatitjet për zgjedhjet e 14 majit

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re