Presidenti Ilir Meta edhe sot ka dalë në një komunikim me gazetarët për qëndrimin e tij në lidhje me çështjet e aktualitetit politik.

Meta u pyet edhe për takimin e zhvilluar me ambasadoren amerikane Yuri kim, por kreu i Shtetit nuk dha shumë detaje.

Ai theksoi se takimi ishte shumë pozitiv dhe se SHBA pret anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

“Nuk bëj komente për këtë takim, i cili ishte një takim zyrtar. Ishte shumë pozitiv, SHBA pret anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Aktorët politikë të mos fokusohen në interesa afatshkurtra, por Shqipëria të ketë progres të përhershëm në këtë aspekt”, deklaroi Presidenti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re