Nga kryesia e Kuvendit, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka deklaruar se Shqipëria është Republikë Parlamentare dhe Meta nuk ka kompetenca për ta shpërndarë Parlamentin.

Kështu i është përgjigjur Balla deklaratës së Metës, i cili tha pak ditë më parë se mund të shpërndante parlamentin.

“Presidenti zgjidhet nga Parlamenti jo e kundërta. Presidenti sheh ëndrra me sy hapur kur flet për dekrete që të shpërndahet parlamenti. Nuk ka kompetenca, Kuvendi ka kompetenca për ta shkarkuar” , tha Balla.

Pak ditë më parë në një dalje për mediat Meta la të kuptohet se mund të kërkojë referendum popullor për ndryshimin e Kushtetutës dhe për këtë do të kërkojë ndihmën e popullit.

Presidenti ndër të tjera para gazetarëve u shpreh se me një dekret mund të shpërndajë edhe Parlamentin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re