Skip to content

Meta fton të rinjtë tek Partia e Lirisë: Ejani të rikthejmë shpresën, të sjellim ndryshimin

Ilir Meta fton të rinjtë e Shqipërisë t’i bashkohen Partisë së Lirisë.

 

Përmes një postimi në facebook, të shpërndarë nga zyra e medias e Partisë së Lirisë, kryetari i kësaj force shkruan se Partia e Lirisë është një mundësi e shkëlqyer për çdo të ri shqiptar që mezi pret të ndryshojë të ardhmen e tij dhe të Shqipërisë.

 

Meta kërkon bashkimin e të gjithëve , sic thotë ai, për të rikthyer shpresen dhe për të sjellë ndryshimin.

 

Partia e Lirisë është një mundësi e shkëlqyer për çdo të ri shqiptar që ka ide, vizion, energji, që mezi pret të ndryshojë të ardhmen e tij dhe të Shqipërisë.Merrni në dorë fatet tuaja!Të bëhemi bashkë në një aleancë mbarëkombëtare për të rikthyer shpresën, për të sjellë sa më parë ndryshimin!, shkruan Meta.