“Presidenti i Republikës, Ilir Meta nuk ka krijuar bindjen e plotë për t’i dhënë besimin kandidaturës së Z.Sandër Lleshaj si ministër i Brendshëm” – kaq ka  qenë sqarimi nga Presidenca, për atë që opinioni, politika e media e prisnin me padurim, pak orë para skadimit të afatit të dekretimit.

Me këtë akt, Ilir Meta “rikthehet” në politikën aktive, kësaj si kreu i shtetit, duke iu bërë “shkop nën rrotë” qeverisë.

Ende nuk janë sqaruar arsyet se pse Meta nuk ka vënë firmën për Sandër Lleshi, ndërkohë që të njëjtën gjë bën prej muajsh dhe për kreun e SHISH-it.

Kjo llogaritet si rasti i parë kur një president në Shqipëri nuk dekreton një ministër. Një tentativë të ngjashme bëri ish-presidenti Nishani me emërimin e Fatmir Xhafajt, por u tërhoqë në momentet e fundit.

Sandër Lleshi, general ushtrie, ka mbajtur për 5 vite postin e Këshilltarit të Sigurisë në Kabinetin Rama. Ai u propozuar nga ky i fundit si ministër Rendi pas dorëheqjes së Fatmir Xhafajt.          

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re