Gjatë ditës së sotme presidenti Meta priti në një takim kreun e opozitës Lulzim Basha, pas lëvizjes së Edi Ramës për të ndryshuar në mënyrë të njëanshme Kushtetutën. Ndërkohë që ajo që të bën përshtypje është fakti se Meta e priti Bashën në sallën ceremoniale ku pret Presidentë dhe Kryeministra.

Sipas Ora Neës Meta “devijoi” nga protokolli dhe e takoi Bashën në sallën ku pret personalitetet më të larta shtetërore. Nuk dihet nëse kjo ka qenë një zgjedhje e rastësishme e presidentit, apo ka dashur të japë një mesazh të nënkuptuar.

Në takimin me kryetarin e PD-së, kreu i Shtetit Ilir Meta e ka cilësuar lëvizjen e PS si cënim të rëndë të Kushtetutës. Madje, Meta hoqi dhe një paralele me ndikimin e zhvillimeve në rajon.

Kreu i selisë blu nga ana e tij ka vënë theksin te rreziku që i kanoset procesit të negociatave të integrimit të Shqipërisë në BE. Edhe një herë Basha solli në vëmendje tërheqjen nga disa kushte në bisedimet prë ndryshimin e kodit zgjedhor. (E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re