Presidenti Ilir Meta këtë të dielë ka zhvilluar një vizitë në memorialin e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugovës.

 

Përmes një postimi në Facebook kreu i shtetit shkruan se duhet të jemi krenar për vizionin e tij euroatlantik për Kosovën, kontributet e jashtëzakonshme për paqe, liri, demokraci, për fqinjësi e bashkëjetësë në rajon.

 

“Me respekt e mirënjohje të thellë u përula me nderim para memorialit të Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. Vizioni i Tij euroatlantik për Kosovën, kontributet e jashtëzakonshme për paqe, liri, demokraci, për fqinjësi e bashkëjetësë në rajon janë shembuj frymëzimi, përherë aktuale. Historia e re e Kosovës dhe e kombit shqiptar ka në themelet e veta emrin dhe veprën e ndritur të Presidentit Rugova.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re