Presidenti i vendit, Ilir Meta këtë të premte ka bërë homazhe për nder të Zarife Hasanajt, “Deshmores se Atdheut” që ra në krye të detyrës në misionin e FA në Letoni.

 

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, kreu i shtetit shkruan se rënia e saj në krye të detyrës, është dëshmi e përkushtimit të Forcave tona të Armatosura dhe të Shqipërisë në çdo angazhim dhe mision të NATO.

 

“Me dhimbje të madhe, nderim e mirënjohje të thellë u përula me respekt para Dëshmores së Atdheut, patriotes shembullore, ushtarakes elitare e trimëreshë, Zarife Hasanaj. Në këtë ditë të vështirë për familjen Hasanaj, i gjendem pranë nënës Rivë, babait Muharrem, dy motrave e vëllait të Zarifes, duke u shprehur me pikëllim ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e njeriut të tyre të dashur. Rënia e saj në krye të detyrës, është dëshmi e përkushtimit të Forcave tona të Armatosura dhe të Shqipërisë në çdo angazhim dhe mision të NATO.

I paharruar kujtimi i Dëshmores së Atdheut!

Lamtumirë në paqen e përjetshme motra jonë Zarife!”

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re