Skip to content

Meta i ankohet komisioneres së BE për Ramën: Do durojmë deri më 25 prill, pastaj do goditet krimi dhe Shqipëria kthehet në shinat e shtetit ligjor

Presidenti Ilir Meta është takuar sot me Komisioneren Europiane për Çështjet e Brendshme, Ylva Johansson, te ciles i eshte ankuar per qeverisjen e Edi Rames.

Përmes një reagimi ne rrjetin social, Presidenti nenvizon se e ka falenderuar Johansson për mbështetjen e gjithanshme që BE i jep vendit.

Kreu i shtetit e garanton se pas 25 prillit  krimi i organizuar do të marrë goditje të prerë dhe Shqipëria do të kthehet në shinat e shtetit ligjor dhe të respektimit të plotë të të drejtave të njeriut.

Postimi i plote i Metes:

Kënaqësi të takohesha sot me Komisioneren Europiane për Çështjet e Brendshme, znj. Ylva Johansson.

Një bashkëbisedim i hapur dhe i frytshëm mbi sfidat urgjente të rrugës europiane të Shqipërisë.

E falenderova për mbështetjen e gjithanshme, që BE i jep vendit tonë, përfshirë parandalimin dhe menaxhimin e emigracionit të paligjshëm përmes bashkëpunimit me FRONTEX.

Theksova rëndësinë, që do të ketë zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme për rrugën europiane të Shqipërisë.

Pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021, krimi i organizuar do të marrë goditje të prerë dhe Shqipëria do të kthehet në shinat e shtetit ligjor dhe të respektimit të plotë të të drejtave të njeriut.