Shpopullimi i vendit është një nga shqetësimet kryesore të Presidentit. I ftuar në “Tempora” në Ora News, Ilir Meta, sheh përgjegjës për ikjen masive të fuqisë punëtore të gjithë faktorët politikë që po mbajnë gjallë një krizë artificiale politike.

“Plani i integrimit në BE nuk është se do kishin bërë dialog politik, do ishin ndëshkuar çështjet e dosjeve si Dibra dhe Shijaku, reforma në drejtësi do të zbatohet sipas Kushtetutës. Do mbështetej iniciativa e presidentit për shfuqizuar 30 qershorin dhe zhvilluar zgjedhje gjithëpërfshirëse.Jo vetëm ky konflikt por dhe mungesa e dialogut politik, është e mjaftueshme për të mos hyrë në BE. Të gjithë ata që mbështesin këtë konflikt janë të interesuar për zhbërjen e Shqipërisë”, deklaroi kreu i shtetit.

Meta nuk pret zgjidhje nga ndërkombëtarët. Edhe pse e vështirë, zgjidhja thotë ai do të vijë nga brenda.

“Nuk kam shumë shpresë të ndërkombëtarët se kanë hallet e tyre. Pse është shpopulluar Shqipëria nuk është problem i madh dhe për Gjermaninë që kërkon fuqi punëtore. Edhe Kanadaja. Nuk është tragjedi e madhe për ta. Për ne është problem i madh, dhe nuk e dimë se çfarë do të na vijë se ky vend bosh nuk do të ndodhë. Vetëm ne do ta zgjidhim. Sa i takon kushteve të Bundestagut është zhgënjyese që nuk ka asnjë përpjekje serioze për të krijuar frymnën që jep një zgjidhje dhe shpresë”, tha Ilir Meta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re