Aktivisti Ilir Demalia ka qenë i ftuar në studion e emisionit “Të Vaksinuarit” nga Aulon Kalaja në Fax News ku ka folur ndër të tjera edhe për zgjedhjet lokale të 6 marsit për të cilat tha se i ngjanin një kampionati futbollit ku kampioni ishte shpallur me kohë.

Ai tha se presidenti Meta duhet t’i kishte dekretuar me kohë këto zgjedhje që prej 2 vitesh, por e bëri tani për shkak të situatës ku ndodhej ish kryeministri Sali Berisha. Ai tha se pjesa më e madhe e demokratëve mbështesnin lëvizjen e ish kryeminstrit Sali Berisha dhe u shpreh i bindur se Shkodra ishte e sigurtë që do fitohej nga koalicioni “Shtëpia e Lirisë”.

Demalia: Po të ishim në një zhvillim normal, këto do ishin dekretuar 2 vite më parë. E kupton që këta kanë plan jo politik, por kjo është vetëm përleshje bandash. Meta i dekretoi vetëm për shkak të asaj që i ndodhi Berishës. Këto zgjedhje nuk kanë vlerën e zgjedhjeve politike, nuk kanë rëndësi. Në rastin konkret, unë po të isha në vend të Ramës do i lija të gjitha bashkitë sepse vitin tjetër do bëhen prapë zgjedhje dhe nuk ka shans që të fitojë sërish të gjitha 59 bashkitë.

Këto zgjedhje kanë rëndësi për anët e PD. Të jemi realistë e shoh që pjesa më e madhe e tyre janë me foltoren dhe Basha është një lider që nuk inspiron. Nuk ka asnjë lloj ritmi edhe në fushatën që po bën. Ky është produkt i Berishës. Po si flet tashmë Berisha për “primare” pasi Bashën e mori dhe i dha të gjitha postet.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re