Presidenti i vendit Ilir Meta ka pritur këtë të hënë në një takim princin e Monakos, Alberti II. Gjatë ceremonisë në “Pallatin e Brigadave”, presidenti Meta në shenjë vlerësimi i ka dorëzuar  Princit të Monakos “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”.
 
Presidenti Meta theksoi faktin se kjo është dekorata më e lartë, që shqiptarët iu dorëzojnë miqve të tyre.
 
“Dita e sotme, historike për marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe Principatës së Monakos. Në emër të shqiptarëve i akordoj Dekoratën e “Flamurit Kombëtar” Princit të Monakos . Kjo është dekorata më e lartë, me të cilën ne shqiptarët nderojmë e respektojmë miqtë tanë më të mirë. Mirënjohje të veçantë për njohjen e Shtetit të Kosovë”.
 
Kreu i shtetit vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit konkret, në fushat ku eksperienca dhe ekspertiza e Monakos është shumë e njohur ndërkombëtarisht, si në turizëm e në mbrojtjen e mjedisit, zhvillimin e ekonomisë së gjelbër, inovacion e teknologjinë, në shërbimet financiare, trajnimin profesional e në fusha të tjera me interes.
 
Meta kërkoi gjithashtu nxitjen e biznesit të Monakos që të eksplorojë dhe investojë në tregun shqiptar.
 
Presidenti i Shqipërisë ka vlerësuar kontributin e Monakos për disa zona të mbrojtura në Vlorë, ndërsa shtoi se Shqipëria përmes ndihmës shumë shpejt mund të bëhet anëtare e Komisionit Shkencor Mesdhetar.
 
“I bëj thirrje biznesit monegask për ta eksploruar e për ta parë Shqipërinë si mundësi investimi. Nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit midis Ministrive të Jashtme të të dy vendeve, një hap i parë shumë pozitiv. Vlerësoj rolin dhe kontributin e Princit Albert II në kuadër të promovimit dhe mbrojtjes së ambientitShqipëria dhe Principata e Monakos, ndajnë vlera, interesa dhe sfida të përbashkëta. Vlerësoj shumë mbështetjen e dhënë nga Fondacioni i Princit për projekte të veçanta në zonat e mbrojtura detare të Vlorës. Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për të qenë një “green economy”, në të ardhmen . Përmes bashkëpunimit me Monakon, Shqipëria mund të bëhet së afërmi anëtare e Komisionit Shkencor Mesdhetar.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re